Kolona të gjata për të dal nga Kosova, katër orë pritje në Merdare

21:25 | 06 Janar 2020

Po vazhdojnë edhe më tej kolonat e gjata në Merdare.

Edhe mbrëmja e sotme i ka gjetur mërgimtarët duke pritur me orë të tëra në kufi.

Kolonat nëpër pikat kufitare me Serbinë, sidomos ajo në Merdare, shkojnë deri në 800 metra.

Në Merdare raportohet se për të dalë nga Kosova, qytetarëve po u duhet të presin më shumë se katër orë.

Ndërsa, te Dheu i Bardh sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit nuk ka pritje me të gjata se 15 minuta.

Edhe në pikat tjera, pritjet për të dalë nga Kosova nuk janë më shumë se 10 minuta.

Ndërsa pritjet për të hyrë në Kosovë janë relativisht të shkurtra në të gjitha pikat kufitare.

Komento: