Për festa të ndryshme,mërgimtarët zgjedhin që pushimet te i kalojnë në vendin e tyre të lindjes.
Mërgimtarë të shumtë arritën në Kosovë gjatë ditëve të fundit. Si shumë herë të tjera, edhe këtë pushim, ata zgjodhën që ta kalojnë në vendlindjen e tyre, pran familjarëve.
E numër i madh i tyre tashmë janë duke u kthyer për në shtetet të ndryshme të Evropës, raporton Indeksonline.
Gjatë kalimit në pikat kufitare të njëjtëve iu duhet të presin deri në tri orë. Në dalje të pikës kufitare të Merdares kolonat janë mjaftë të gjata.
“Pritja në Merdare, në dalje, aktualisht është nga 150 deri në 180 minuta, derisa më e vogël është ajo në pikën kufitare të Dheut të Bardhë. Të gjithë ata që kalojnë tek kufiri i Dheut të Bardhë po detyrohen të presin deri në 60 minuta”, thuhet në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.
Sipas të dhënave të QKMK-së, për dallim nga pika kufitare në Merdare dhe te Dheu i bardhë, në pikat tjera kufitare nuk ka fare pritje dhe se qarkullimi i automjeteve po bëhet pa ndonjë pengesë