Kolona vetëm në Muçibabë, në pikat tjera pritje të shkurtëra

22:10 | 16 Gusht 2026

Pritje të gjata po raportohen vetëm në pikën kufitare të Muçibabës, sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar.

Në Mucibabë, pritjet për automjete për të hyrë në Kosovë janë 30 minuta, ndërsa kolona arrin deri në 200 metra. Për dalje nga Kosova, pritjet shkojnë deri në 60 minuta, me kolonë prej rreth 400 metrash.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet për automjete janë kryesisht nga 1 deri në 15 minuta, ndërsa kolonat janë minimale ose nuk ka fare.

Të dhënat janë përditësuar në orën 21:03.

Komento: