Kolonat e gjata në Merdare shkaktojnë mosmarrëveshje te mërgimtarët

15:32 | 04 Janar 2019

Në këtë fillim vit, kolona të gjata janë krijuar në pikën kufitare në Merdare.

Pritjet deri në tetë orë në pikën kufitare Merdarë si duket ka irrituar bashkatdhetarët të cilët në numër të madh janë nisur të kthehen në vendet ku jetojnë.

Disa mërgimtarë në pikë kufitare edhe janë përplasur mes veti.

Në disa pamje të cilat i ka siguruar Indeksonline, shihen se si mërgimtarët kanë dalë nga veturat e tyre dhe po debatojnë ashpër mes veti.

Derisa edhe Policia është në vend të ngjarjes.

Në këtë vendkalim kufitar, ata po presin deri në tetë orë në kolonë për shkak të fluksit të madh të veturave që janë duke u kthyer nga Kosova.

Komento: