Kolonat në Merdare deri në dy orë

09:09 | 23 Dhjetor 2018

Edhe sot janë paraqitur kolona të gjata edhe sot në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm po vazhdon të ketë pritje të gjata në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdar dhe në Dheun e Bardhë.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritje më të gjata ka në pikëkalimin kufitar Merdar.
Në këtë pikë pritjet për të hyrë në Kosovë janë 100 deri në 120 minuta, apo gjatësia e kolonës së automjeteve deri në 1,200 metra.

Edhe pse Policia e Kosovës ka apeluar për të shmangur pikën kufitare në Merdar, mërgimtarët sërish po e zgjedhin atë.

Kurse në territorin e Serbisë pritjet janë 3 deri në 5 minuta. Pritje për të hyrë në Kosovë ka edhe në pikën kufitare tjetër me Serbinë, Dheu i Bardhë, ku pritet deri 90 deri në 110 minuta.

Komento: