Kolonat rikthehen në Merdare, pritje deri në 4 orë për të dalë nga Kosova

11:26 | 19 Gusht 2021

Rikthehen kolonat në Merdare, pritje deri në 4 orë për të dalë nga Kosova.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se pritjet për të kaluar pikëkalimin kufitar në Merdare janë deri në katër orë, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit, pritje deri në tri orë ka edhe në pikëkalimin kufitar në Jarinje dhe tek Dheu i Bardhë.

Deri në dy orë pritje ka edhe në Mutivodë.

Njoftimi i plotë:

QENDRA KOMBËTARE PËR MENAXHIM KUFITAR

FLUKSI NË DISA NGA PIKAT E KALIMIT KUFITAR

Pikat e Kalimit Kufitar: Hyrje (min) Dalje (min)

Merdarë 05-10 200-240

Jarinje 05-10 130-150

Mutivodë 05-10 80-90

Bernjak 05-10 05-10

Dheu i Bardhë 10-1 130-150

Vërmicë 05-10 15-20

Muçibabë 05-10 05-10

Komento: