Kolonë e gjatë në Merdare, pritje deri në tri orë

16:39 | 12 Janar 2019

Kanë filluar sërish të krijohen kolona të gjata në Merdare.

Mërgimtarët në dalje të pikës kufitare Merdarë janë duke pritur gjatë. Edhe sot, kur temperaturat janë në minus, ata po presin deri në tri orë për të dalë nga kjo pikë kufitare.

Duke u bazuar në të dhënat e Qendres Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në këtë vendkalim është 120 minuta deri në 180.

Ndërsa, në hyrje është pesë deri në dhjetë minuta.
Kurse, në pikat kufitare tjera, pritjet dhe daljet, janë të vogla. Kurse, kolonat në Merdare janë 350 deri në 500 metra.

Këto ditë kur bashkatdhetarët ia kanë mësyrë vendeve ku jetojnë e punojnë, ka pasur raste kur kanë pritur deri në gjashtë orë.

Komento: