Kolonë e madhe në rrugën që çon drejt Novi Sadit, shkak punimet dhe disa aksidente

16:26 | 20 Dhjetor 2025
Kolonë e madhe në rrugën që çon drejt Novi Sadit, shkak punimet dhe disa aksidente

Në pjesën e rrugës nga fshati Zmajevo i Serbisë që çon drejt Novi Sadit janë shkaktuar kolona të gjata për shkak të punimeve që po bëhen në rrugë dhe për shkak të aksidenteve të vogla që kanë ndodhur.

Në mediat serbe janë publikuar pamje të kolonës së gjatë të automjeteve në këtë pjesë të rrugës drejt Novi Sadit.

Fluksi i veturave pritet të rritet edhe më shumë ditëve në vazhdim për shkak të festave të fundvitit.

Kjo është edhe rruga që shfrytëzohet gjatë kthimit në Kosovë nga vendet e shumta të Perëndimit si Gjermania e Austria.

Komento: