Komandandi i FSK-së i dërgoi letër Thaҫit, Haradinaj e ‘godet’ fort atë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Komandandi i FSK-së i dërgoi letër Thaҫit, Haradinaj e ‘godet’ fort atë

15:32 | 12 Shkurt 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth veprimeve të fundit të Rrahman Ramës.

Ai ka komentuar letrën që komandanti i FSK-së ia ka dërguar presidentit Thaçi rreth anulimit të vizitës së gjeneralit amerikan nga Iowa.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, kishte zgjedhur që përmes një letre ta njoftojë presidentin Hashim Thaçi, se Qeveria amerikane ka marrë vendim që të anulojë vizitën e gjeneralit amerikan të Gardës Nacionale të Ioëas, Timothy Orr në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj, i pyetur rreth kësaj letre, tha se komandanti i FSK-së nuk ka nevojë të dalë aq shumë në media.

“Gjenerali Rama duhet ta dijë që është komandant i ushtrisë, nëse mendon se është zor me majtë ushtrinë, ka naj djalë të ri a vajzë të re, që mund ta udhëheqë ushtrinë. Nëse mendon se duhet me qenë shpesh pjesë e mediave, duhet ta dijë se nuk është detyrë e tij. Merrni shembull prej ushtrive perëndimore, pra ka zëdhënës ushtria e tij, komandanti le të punojë. Kemi shpesh komunikime konfidenciale, e kuptoj pse po bëhet kaq e zhurmshme, po e kuptoj logjikën pse po bëhen, por i siguroj të gjithë këta që po mendojnë se ruhet miqësia duke vepru kështu. Kjo logjika që po mundohen me i bë presion Qeverisë së vendit, do t’ju kthehet keq të gjithëve. Unë ushtroj obligimet e mia kushtetuese, për Kosovën unike, të pandashme, kjo është detyra jem”, ka thënë Haradinaj

Sipas Ramës, gjenerali amerikan anuloi vizitën në Kosovë në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për vendosje të taksës në produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Komento: