Komandant ‘Luani’ është intervistuar sot nga Gjykata Speciale

10:03 | 09 July 2019

Po vazhdon intervistimi i ish-pjestarëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Edhe një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ftuar për intervistim si i dyshuar për kri me lufte nga ana e Gjykatës Speciale. Bëhet fjalë për Ramiz Qeriqin i njohur si komandant ‘Luani’.

Ai mëngjesin e së martesë u intervistua pranë zyrave të EULEX-it në Prishtinë.

Për mediat, komandant Luani është shprehur se nuk ka pasur pasaportë për të udhëtuar drejtë Hagës, kjo ngase ai gjendet në listën e Interpolit.

Në një situatë të tillë Qeriqit i është mundësuar intervstimi pranë zyrave të EULEX-it në Prishtinë.

Ish-komandanti i i Batalionit të ll- të Brigades 121 Kumanova ka deklaruar se beson në luftën e pastër të UÇ-së.

“Më kanë ftuar në cilësinë e të dyshuarit. Nuk kam nevojë që të përgatitem. Unë kam qenë i përgatitur për luftë e atë do ta them edhe këtu. Nëse një shqiptar dyshohet, atëherë kjo i bie se të gjithë ata që ishin në luftë janë të dyshuar. Sepse, të gjithë ne kemi pas një qëllim, mbrojtjen nga uniforma serbe”, ka thënë Qeriqi i njohur si komandant ‘Luan’, pak para fillimit të intervistimit.

Komento: