Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, i ofron bashkëpunim Jasharit për FSK-në

20:44 | 15 Shkurt 2022

Bekim Jashari, komandant i FSK-së, sot ka pritur në takim gjeneralmajor Ben Corellin, komandant i Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Bëhet e ditur se gjenerali Jashari i shprehu mirënjohjen e lartë për mbështetjen e pazëvendësueshme dhe jetike të Ushtrisë Amerikane në përgjithësi dhe Gardës Kombëtare të Ioëa-s në veçanti, për ndërtimin, zhvillimin dhe forcimin e aftësive dhe kapaciteteve Operacionale të FSK-së.

Ndër të tjera, gjenerali Jashari e ka njoftuar Croellin për të arriturat e deritashme, aktivitetet në proces dhe objektivat e tij operacional për të ardhmen.

Më tej bëhet e ditur se ai e njoftoi me vizionin e tij dhe aktivitetet e projektuara në kuadër të partneritetit të ngushtë me Gardën Kombëtare të Ioëa-s, duke potencuar se për të gjitha do të ketë mundësi të konkretizohen edhe në nivel të dy delegacioneve në vizitën e ardhshme të tij në SHBA, me ftesë të Gjeneral Corell.

Në anën tjetër gjenerali Corell, shprehu vlerësimin e lartë për vizionin e gjeneral Jasharit dhe lidershipin e tij aktual dhe atë të dëshmuar edhe në përgjegjësitë e kaluara.

Ndër të tjera potencohet se Croell i ofroi Jasharit bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetjen e plotë në funksion të realizimit të objektivave operacional, në mënyrë që FSK-ja të arrijë në mënyrën sa më të efektshme të realizoj procesin e tranzicionit, krahas procesit rekrutues, pajisjes, pastaj procesit arsimor, stërvitor dhe games së operacioneve brenda dhe jashtë vendit.

“Në fund Gjeneral Corell takoi edhe pjesëtarët e kontingjentit të FSK-së, pjesëmarrës në operacionin e parë paqeruajtës dhe stabilitetit jashtë vendit të FSK-së në bashkë-zbarkim me forcat amerikane të Gardës Kombëtare të Ioëa-s, në Kuvajt.

Me këtë rast, me motivacion për performancën e lartë profesionale, angazhimin me përgjegjësi të lartë si dhe shërbimin vetëmohues, i nderoi me simbolin ushtarak të tij”, bëhet e ditur në njoftim.

Komento: