Komandanti i KFOR-it deklarohet për shtimin e forcave në veri

21:12 | 27 September 2021

Shtimi i forcave në veri, deklarohet komandanti i KFOR-it

Komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, gjeneral major Franco Federini është deklaruar se kjo forcë i ka shtuar patrullimet në veri të Kosovës në rrugët ku serbët kanë vendosur bllokada dhe ka vendosur njësitë e veta në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

“KFOR -i ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm në terren duke shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të prekura nga bllokadat dhe ka vendosur njësitë e evta në pikat e kalimit kufitar Jarinje dhe Bernjak, në përputhje me mandatin e tij, që vjen nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB -së e vitit 1999. KFOR gjithashtu ka zhvilluar bisedime me të gjitha palët e përfshira për ndërprerjen e protestave në Kosovën Veriore.”, ka thënë Federini në një deklaratë për media, shkruan Reporteri.

Ai është shprehur se masat e miratuara janë diskutuara më herët nga Komandanti i KFOR-it me të gjitha Institucionet në Kosovë dhe me Kryetarët e Komunave Veriore dhe kanë për qëllim favorizimin e shtensionimin e shpejtë që është krijuar javën e fundit dhe rikthimin e një mjedisi dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komento: