Komandanti i KFOR-it flet për FSK-në, e quan forcë profesionale të sigurisë

21:00 | 31 Dhjetor 2018

Me 14 dhjetor të vitit që lamë pas, Kosova ka formuar ushtrinë e saj, duke bërë kështu ushtrinë më të re në botë.

Komandanti i KFOR’it, Lorenzo d’Addario, ka deklaruar se aktualisht nuk ka asnjë indikacion se mund të përsëritet në Kosovë diçka e ngjashme me atë të vitit 2004.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga viti 2004 dhe gjendja e përgjithshme është përmirësuar dukshëm”, tha ai në një intervistë për mediat serbe.

I pyetur nëse KFOR’i duhet të çarmatosë ushtrinë e Kosovës dhe si do të reagojë në rast të vendosjes së saj në veri, komandanti i KFOR’it tha se qëndrimi i NATO’s është i qartë.

“Nga ana tjetër, sipas përkufizimit zyrtar, Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë forca të sigurisë profesionale, multietnike, të armatosura lehtë dhe me uniformë, të cilat i nënshtrohen kontrollit demokratik dhe civil. Është e kuptueshme që FSK-ja nuk është as UÇK, as një grup i armatosur i shqiptarëve të Kosovës, kështu që në pajtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së nuk ka obligim për KFOR-in. Gjithashtu, tranzicioni është një plan afatgjatë: asgjë nuk ka ndryshuar në dy javë “, tha D’Addario.

“Me ndryshimin e mandatit të FSK-së, NATO duhet të rishqyrtojë nivelin tonë të bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Tani për tani, KFOR vazhdon të punojë nën mandatin e OKB-së, dhe ligjet për transicionin e FSK’së nuk do të ndikojnë te KFOR’i”, shtoi ai.

Komento: