Komandanti i KFOR-it: Gjendja e sigurisë në Kosovë është përmirësuar

14:16 | 24 Nëntor 2023
komandanti-i-kfor-it:-gjendja-e-sigurise-ne-kosove-eshte-permiresuar

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutaš tha sot se gjendja e sigurisë në Kosovë, pas rritjes së tensioneve në muajt e fundit, është përmirësuar dhe deklaroi se NATO-ja iu përgjigj shpejt dhunës së fundit duke vendosur edhe 1000 ushtarë dhe automjete të blinduara shtesë, transmeton FrontOnline.

Në një intervistë, ai ka thënë se është katërfishuar prania e KFOR-it në Veri të Kosovës, si dhe është trefishuar numri i patrullave, përfshirë këtu edhe nëpër vendkalimet kufitare.

“Këta janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që misioni ynë të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij të OKB-së për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, tha ai./FrontOnline/

Komento: