Komandanti i KFOR-it pret në takim presidenten, flasin për sigurinë në Kosovë

17:26 | 07 Janar 2026
Komandanti i KFOR-it pret në takim presidenten, flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, priti në vizitë presidenten Vjosa Osmani në Camp Film City, në Prishtinë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, Ulutash theksoi angazhimin e palëkundur të misionit të NATO-s për të vazhduar të kontribuojë në sigurinë në të gjithë Kosovën dhe në stabilitetin rajonal, transmeton Klankosova.tv.

Ai gjithashtu nënvizoi gatishmërinë e KFOR-it për të rritur koordinimin dhe bashkëpunimin efektiv me institucionet e Kosovës në veçanti Policinë e Kosovës.

Komento: