Ristuccia takon Mehajn, flasin për shtensionimin në Veri, ripërtrihet bashkëpunimi KFOR-FSK.
Komandanti i KFOR-it, Michele Ristuccia, ka takuar ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehajn, me të cilin ka folur për situatën e sigurisë ne vend dhe tensionet në veri.
Siç njofton KFOR në Twitter, ata kanë ripërtëri bashkëpunimin në disa fusha.
“Sot komandanti i misionit të NATO-s, KFOR, Ristuccia, ka takuar Z. Mehaj nga institucionet e Kosovës për të diskutuar rreth situatës së sigurisë dhe nevojën për të ulur tensionet. Ata ripërtërinë bashkëpunimin e tyre dhe ndihmën e KFOR-it për FSK-në për operacionet e mbrojtjes civile si shuarja e zjarrit, asgjësimi i mjeteve shpërthyese (EOD), kërkim-shpëtimi (SAR) dhe reagimi ndaj materialeve të rrezikshme (HAZMAT)”, ka njoftuar KFOR.