Kombëtarja e futbollit në konkurrencën e femrave, më e mira e 2020-tës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kombëtarja e futbollit në konkurrencën e femrave, më e mira e 2020-tës

18:58 | 22 Shkurt 2021

Kombëtarja e futbollit në konkurrencën e femrave, më e mira e vitit 2020.

Për herë të dytë rresht çmimi “Kombëtarja e Vitit” në konkurrencën e femrave shkon për Kombëtaren e futbollit.

Vashat tona përkundër vështirësive të mëdha në grumbullimin e lojtareve nga diaspora shkaku i pandemisë Covid 19, arritën të shënojnë fitore 2:0 ndaj Estonisë në stadiumin Fadil Vokrri.

Rezultat pozitiv morën edhe ndaj Turqisë në udhëtim, duke barazuar pa gola, përkundër se luajtën për 60 minuta me një lojtare më pak.

Komento: