Kombëtarja e Kosovës fton futbollistin e Watford

17:51 | 05 Mars 2020

Mbrojtësi i Watford, Andi Janjeva është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës U19 për kampin i cili do të mbahet nga 9 deri 11 mars.

Kjo u bë e ditur nga Watford në rrjetin social Twitter, klub në të cilin luan 17-vjeçari.

Janjeva do t’i bashkohet Kosovës për mini-kampin, që do të mbahet nga 9 deri 11 mars me ‘Dardanët’ U19, përcjell lajmi.

Ai u transferua te klubi anglez në vitin 2011 kurse këtë sezon ka luajtur për Watford U18.

Komento: