Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në kryeqytetin grek, Athinë.
Futbollistët janë duke u akomoduar në dhomat e tyre, përpara ndeshjes së nesërme kundër Greqisë, në kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Në orën 16:30, selektori Bernard Challandes pritet të ketë konferencën për shtyp, kurse në orën 18:30 futbollistët do ta kryejnë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes.
Pos mungesave në dy takimet e para këtë muaj, Kosova për ndeshjen e nesërme nuk do të llogarit në shërbimet e Arbër Zenelit, Valon Berishës dhe Edon Zhegrovës, të cilët mungojnë për shkak të gjendjes jo të mirë fizike.
Sfida do të luhet nga ora 20:45.