Kombëtarja e Kosovës në basketboll e pësojnë edhe humbjen e dytë në Kampionatin Evropian

18:22 | 30 July 2023

Vashat e Kosovës e pësojnë edhe humbjen e dytë në Kampionatin Evropian.

Kombëtarja e Kosovës në basketboll në grupmoshat deri në U-20 pësoi edhe humbjen e dytë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Rumani.

Vashat e Kosovës janë mundur nga Kroacia me rezultat 43:85 (9:26, 15:19, 10:23, 9:17).

Kroacia e nisi ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 9:26, dhe më pas vazhdoi me lojë të mirë, duke fituar në fund 43:85.

Te Kosova u dallua Enisa Kamerolli me 18 pikë e tetë kërcime.

Kjo ishte humbja e dytë e Kosovës pas asaj nga Holanda, ndërsa ndeshjen e fundit në grupe e ka ndaj Sllovenisë, më 2 gusht.

Komento: