Kosova e fiton ndeshjen në tavolinë.
Kombëtarja e Kosovës në volejboll për meshkuj në grupmoshat U-22, ka siguruar fitore pa zhvilluar ndeshjen fare.
Ata ishte planifikuar që të ballafaqoheshin me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut në kuadër të kampionatit ballkanik në rërë.
Megjithatë ekipi kundërshtarë nuk arriti të luante për shkak të një lëndimi të njërit prej lojtarëve të ekipit.
“Dardanët” tani i pret sfida e vështirë kundër Rumanisë, të cilën e zhvillojnë të shtunën me fillim nga ora 18:30.
Ekipi i përbërë nga dyshja Ermal Maliqi/Erion Bajrami po kërkojnë që ta sigurojë pozitën e parë në grup dhe të kalojnë në gjysmëfinale të garës.