Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut

21:26 | 05 October 2020

Kosova nis përgatitjet për “finalen” ndaj Maqedonisë.

Kosova po bëhet gati për ndeshjen e madhe që e zhvillon ndaj Maqedonisë së Veriut të enjten në Shkup në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.

Ajo që duhet thënë është se Kosova po e pret këtë ndeshje me shumë telashe, gjë të cilën e tha edhe trajneri Bernard Challandes sot në konferencën për shtyp, kjo për shkak të pandemisë koronavirus por edhe për shkak të lëndimeve.

Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Idriz Voca, Besar Halimi e Vedat Muriqi (ky i fundit në dyshime) nuk mund të luajnë për shkak të lëndimeve, derisa në dyshime është edhe Amir Rrahmani pasi skuadra e tij është prekur nga COVID-19.

Gjithsesi, ekipi kombëtar sot ka zbritur në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” ku ka zhvilluar stërvitjen e parë e cila ishte karakterizuar kryesisht si një stërvitje e lehtë.

Lojtarët që të dielën kishin ndeshje, janë lënë në pushim sot.

Komento: