Kombëtarja e Kosovës testohet për koronavirus, dalin rezultatet

20:07 | 10 October 2020

Asnjë rast me Covid-19 pozitiv të Kosova.

Kombëtarja e Kosovës është gati për ndeshjen e radhës.

Në kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve, Kombëtarja e Kosovës luanë përballë Sllovenisë, në atë që do të jetë ndeshja e tretë e grupit për ta.

Para kësaj ndeshje, siç e do protokolli, kombëtarja e Kosovës është testuar për Covid-19.

Nga të gjitha testet, asnjë lojtar nuk ka rezultuar i infektuar.

Kështu, të gjithë lojtarët e mbetur do të jenë në dispozicion për selektorin.

Kujtojmë se kombëtarja aktualisht është duke zhvilluar stërvitjen e fundit anti-Slloveni. Stërvitja ka filluar në ora 19:00.

Kosova ka pesë ndeshje pa fitore në të gjitha ndeshjet ndërkombëtare, kurse ka edhe një humbje në një miqësore. Që një vit Kosova nuk di çka është fitorja në gara ndërkombëtare dhe miqësore.

Komento: