Kombëtarja e Kosovës U21 i mbyll me humbje kualifikimet për ‘EURO2021’

18:58 | 17 Nëntor 2020

Kosova U21 i mbyll me humbje kualifikimet për ‘EURO2021’.

Kombëtarja e Kosovës U21 e ka mbyllur ciklin me humbje në kualifikueset për Kampionatin Evropian të vitit 2021.

‘Dardanët’ e rinj janë mposhtur 3:0 nga Turqia në ndeshjen e vlefshme për grupin 3.

Ibrahim Dervisoglu në minutën e 21’ u dhuroi vendasve epërsinë.

Në minutën e 31’, Kosova mbeti me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me të kuq të Leonat Vitijas.

Një minutë më vonë, Turqia shënoi edhe golin e dytë, përmes Guven Yalcin.

Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Berat Ayberk Ozdemir, kur shënoi në minutën e 64’.

Pas dhjetë xhirosh, Kosova e mbyll kampanjën kualifikuese me 9 pikë, duke u renditur në vendin e pestë.

Komento: