Kombëtarja e madhe zhvillon ndeshje në Prishtinë ndaj Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kombëtarja e madhe zhvillon ndeshje në Prishtinë ndaj Kosovës

13:22 | 30 Janar 2019

Kombëtarja e Kosovës pritet të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Kombëtares së Danimarkës.

Më 20 eventualisht 21 mars Kosova do ta zhvillojë një ndeshje shumë të rëndësishme miqësore në Prishtinë. Danimarka pritet të jetë kundërshtare dhe mungon vetëm zyrtarizimi i kësaj miqësoreje.

Më 20 eventualisht 21 mars Kosova do ta zhvillojë një ndeshje shumë të rëndësishme miqësore. Këtë pritet ta bëjë në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe për kundërshtare “Dardanët” do ta kenë Kombëtaren e Danimarkës.

Bisedimet në mes dy federatave kanë filluar më moti për organizimin e kësaj miqësoreje, e cila tani duket të jetë punë e kryer, raporton Gazeta Express.

“Nuk mund të themi se është zyrtare, por jemi në fund të bisedimeve për organizimin e kësaj miqësoreje. Ajo planifikohet të zhvillohet më 20 apo 21 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, tha për Gazetën Express kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

“Me këtë ndeshje planifikojmë t’i paraprijmë fillimit të kampanjës kualifikuese për “Euro 2020”, pra do të jetë provë gjeneralë për Kosovën, për ta parë gjendjen e skuadrës, të lojtarëve”, theksoi ai.

Të kujtojmë se Kosova në kualifikimet e “Euro 2020” do të luajë në grup me Anglinë, Çekinë, Malin e Zi dhe Bullgarinë.

Komento: