Ajo është bërë pjesë e mediumeve pas skandalit që bëri në Zvicër.
Loredana Zefi është bërë temë ditore e shoubizit pas akuzave të fundit për zhvatjen e 700.000 frangave, shkruan lajmi.net.
Reperja tani është në Kosovë për përfundimin e xhirimeve të klipit të ri.
Në një fotografi të postuar ajo shfaqet me një xhaketë ‘Louis Vuitton’, fotografi kjo ku nuk i mungojnë edhe komentet provokative.
Në fotografinë e publikuar, një komentues i shkruan: Petra e bleu xhaketën për ty?(Petra gruaja zvicerane që thuhet se Loredana ia mori paratë).
Loredana ia kthen me klasë “E kam blerë përmes klikimeve tuaja në Spotify, faleminderit” , ka përfunduar ajo.