Komisionari i BE-së mirëpret marrëveshjen për targat

11:03 | 24 November 2022

Komisionari hungarez i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, e ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për targat në pjesën veriore të Kosovës.

Kjo marrëveshje, thotë komisionari hungarez, është e sukesshme për të shmangur eskalimin e mëtejmë.

“Duhet negociata të vazhdojnë për normalizim të marrëdhënieve”, shkroi Varhelyi.

“E mirëpres lajmin se një aranzhim i fascilituar nga Bashkimi Evropian mes Beogradit dhe Prishtinës ishte i suksesshëm për të shmangur përshkallëzimin. Duhet negociata të vazhdojnë për normalizim të marrëdhënieve”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.

Komento: