Hashim Thaçi dhe Johannes Hahn janë takuar sot në Bruksel.
Ka përfunduar takimi mes presidentit Hashim Thaçi dhe komisionerit për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn.
Hahn pas takimit me Thaçin ka thënë se është e rëndësishme që dialogu me Serbinë të rifillojë sa më shpejt.
”Takim i mirë me Presidentin @HashimThaçiRKS. Është e rëndësishme që dialogu mes Serbisë e Kosovës të rinisë me shpejtësi, gjithashtu në interes të stabilitetit dhe progresit më të gjerë rajonal”, ka shkruar komisoneri në Tëitter.
Ai ka thënë se ka përseritur qëndrimin e BE’së që taksa prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, së paku, të pezullohet.
“Unë përsërita pozicionin e Bashkimit Evropian se tarifat ndaj produkteve serbe nga Kosova, duhet të paktën të pezullohen”, thuhet në postimin e Hahnit.