Komisioneri Hahn në Kosovë, do të takohet vetëm me Haradinajn

11:31 | 17 January 2019

Sot pritet që Kosovën ta viziojë, Komisioneti Johanes Hahn.

Hahn, do të vizitojë Kosovën për herë të dytë pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për taksë prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnja e Hercegovina.

Hahn vazhdimisht edhe me deklarata nga Brukseli ka bërë thirrje që Qeveria e Haradinajt ta heq këtë vendim, megjithatë një kërkesë e tillë ka hasur në vesh të shurdhër.

E për këtë çështje Hahn sot do të vizitojë përsëri Kosovën, e sipas agjendës zyrtare ai do të takohet vetëm me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinjn, shkruan Gazeta Express.

Ky takim ndërmjet tij dhe Haradinajt do të mbahet në orën 16 e 30 në zyrën e kryeministrit.

Në njoftim ndër të tjera thuhet se në këtë takim do të diskutohet agjenda evropiane e Republikës së Kosovës.

Kërkesë të njëjtë për heqjen e taksës kanë pasur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, megjithatë kreu i ekzekutivit ka bërë me dije se pa një marrëveshje finale Kosovë-Serbi që rezultat do të kishte njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia taksa nuk do të hiqet.

Ndërkohë pritet të shihet se çfarë do të ndodh pas këtij takimi, ku kërkesë kryesore e Hahnit pritet të jetë heqja e taksës.

Komento: