Komisioneri Hahn tregon çka bisedoi me kryeministrin Haradinaj

21:04 | 17 Janar 2019

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Komisioneri për Zgjerim, Fqinjësi të Mirë dhe Negociata për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn, ka përfunduar pa deklarata për media.

Ndërkohë që kryeministri Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook tha se në takim është biseduar për liberalizimin e vizave për Kosovën, komisioneri Hahn ka shkruar në Twitter.

Ai e ka cilësuar “të bardhë” Prishtinën, duke thënë se ka pasur një diskutim të mirë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Vizita e parë e vitit 2019 në rajon: Prishtina e bardhë: pati një diskutim të mirë dhe të hapur me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrat. Duke shpresuar që të punohet ngushtë në të gjitha çështjet e hapura këtë vit, kështu që Kosova mund të përparojë në rrugën e saj për Bashkimin Evropian”, ka shkruar Hahn në Twitter.

Komento: