“Komisioni Evropian duhet të punojë më shumë rreth dialogut Kosovë – Serbi” – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

“Komisioni Evropian duhet të punojë më shumë rreth dialogut Kosovë – Serbi”

15:41 | 24 Janar 2019

Deputeti i Parlamentit Evropian, Edward Kukan është ka kritikuar Komisionin Evropian dhe njëkohësisht edhe kryeministrin Haradinaj në mos heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Shkak për këtë, sipas këtij medium serb, është dialogu i munguar Kosovë – Serbi rreth të cilit, ka thënë Kukan, këto dy institucione do të duhej të bënin më shumë, transmeton Koha.net.

“Komisioni Evropian dhe Shërbimi i jashtëm evropian lidhur me dialogun duhet të punojnë më shumë e të filozofojnë më pak”, ka thënë Kukan pas refuzimi të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj që taksa ndaj mallrave të Serbisë të hiqet.

Kukan po ashtu e ka kritikuar qëllimin e Rumanisë që gjatë presidencës së saj në BE ta heqë Ballkanin Perëndimor nga rendi i ditës.

Komento: