Komisioni i BE-së do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes të Trump si vëzhgues

16:40 | 16 Shkurt 2026
komisioni-i-be-se-do-te-marre-pjese-ne-takimin-e-bordit-te-paqes-te-trump-si-vezhgues

Komisionerja e BE-së Dubravka Suica do të udhëtojë për në Uashington këtë javë për të marrë pjesë në një takim të Bordit të Paqes, të ngritur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, në cilësinë e saj si vëzhguese, tha të hënën një zëdhënës i Komisionit të BE-së“

“Komisioni i BE-së nuk po bëhet anëtar i bordit të paqes, ne po marrim pjesë në këtë takim pikërisht në kuadër të angazhimit tonë të gjatë për zbatimin e armëpushimit në Gaza, si dhe për të marrë pjesë në përpjekjet ndërkombëtare për të mbështetur rindërtimin dhe rimëkëmbjen pas luftës në Gaza”, u tha gazetarëve zëdhënësi Guillaume Mercier, shkruan Reuters.

Komento: