Komisioni për Arsim bën bashkë pozitë e opozitë, dërgohet në seancë për miratim Projektligji për Rininë

12:33 | 23 Maj 2024
komisioni-per-arsim-ben-bashke-pozite-e-opozite,-dergohet-ne-seance-per-miratim-projektligji-per-rinine

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ka dhënë dritën e gjelbër raporteve të Komisioneve të përhershme për Projektligjin për Rininë.

Deputetja e AAK-së, Albena Rashitaj, thekso se e përkrah këtë Projektligj për hir të qytetareve të vendit.

“Nëse një deputet ka qenë korrekt në këtë komision për arsim dhe mbi interesin partiak e të tjerët ka punuar për interes të përgjithshëm dhe kam përkrahur shumë projektligje në këtë komision, mendoj që kam qenë unë. Mendoj se ndonjë herë pa eksperiencë pa dijes e ndonjë herë ngutisë të disa kolegeve që të flasin diçka dhe pastaj ta kuptojnë që nuk është dashur ta thonë, unë i tejkaloj sepse jam këtu për interesin e qytetareve të gjitha këto, ndonjë herë edhe ofendimet që mund të bëhen. Por sot do t’i tejkaloj të gjitha sepse është interes i të gjithë rinisë  Republikës Kosovës të kenë një ligj adekuat për ta”, tha Reshitaj.

Ndërsa, kryetari i këtij Komisioni, Ardian Gola, theksoi se sorani është ai që vlerëson gjithsecilin.

Ai tha se këto raporte janë shqyrtuar nga Komisionet e Përhershme dhe nuk ka ndonjë impakt buxhetor të pa menaxhueshëm dhe është në harmoni me ‘Aqui Comunitere’ të Bashkimit Evropian. Po ashtu, deputetët e këtij Komisioni, miratuan edhe raportet e Komisioneve të përhershme për Projektligjin për Sport./eo

Komento: