Komisioni për Buxhet nuk e miraton Projektligjin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Komisioni për Buxhet nuk e miraton Projektligjin

14:15 | 21 Tetor 2020

Zvarritet rimëkëmbja ekonomike, Komisioni për Buxhet nuk e miraton Projektligjin.

Edhe sot nuk është miratuar Projektligji për rimëkëmbje ekonomike në lexim të dytë në Komisionin për Buxhet dhe Transfere në Kuvend.

Komisioni vendosi që të mërkurën e ardhshme të shqyrtohen dhe miratohen tetë amendamentet dhe raporti për Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.
Ky projektligj mundëson tërheqjen e 10 për qind të kursimeve në Trust.

Ndërsa, Komisioni ka miratuar raportin vjetor financiar të Buxhetit të Kosovës për vitin 2019, si dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.

Komento: