Komisioni për Buxhet sot diskuton tërheqjen e 30 përqind të Trustit

09:07 | 07 December 2022

Tërheqja e 30 përqind të Trustit diskutohet sot në Komisionin për Buxhet.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të mblidhet sot nga ora 10:00 teksa në rend dite ka disa pika.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet pensionale të Kosovës, njofton Klankosova.

Kujtojmë se tërheqja e 30 përqindëshit të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale do të diskutohet në këtë takim teksa herën e parë, në muajin qershor të këtij viti, projektligji që do t’ua mundësonte qytetarëve tërheqjen e 30 përqindëshit të mjeteve të tyre të grumbulluar në Fondin Pensional nuk kaloi.

Kjo ishte kundërshtuar nga ana e Qeverisë por edhe nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Mirëpo, iniciuesit e këtij projektligji nuk u dorëzuan. Përpjekja e dytë për kalim po bëhet përmes nënshkrimit të peticioneve nga ana e qytetarëve.

Mbi 17 mijë nënshkrimet që u mblodhën për tetë ditë u njohën si të rregullta nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve./Klankosova.tv/.

Rendi i ditës:

3. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021

4. Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2022

5. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.08/L-178 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.04/L-101 për Fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr.04/L-115 me Ligjin nr.04/L-168 dhe Ligjin nr.05/L-116

6. Votimi i Raportit Vjetor Financiar i Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2021

7. Të ndryshme.

Komento: