Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, të kryesuar nga zëvendëskryetarja, Arta Baralija, u shqyrtua buxheti i Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), i ndarë në Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.
Pas shqyrtimit të kërkesave të ZKA-së, Komisioni me shumicë votash, nuk i përkrahu ato.