Komisioni për Siguri miraton Projektligjin për Policinë Ushtarake

10:54 | 24 Janar 2022

Miratohet Projektligji për Policinë Ushtarake në Komisionin për Siguri.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar Projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit.

Gjatë mbledhjes, kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha propozoi projektligjet për miratim.

Me shumicën e votive, u miratua Projektligji për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit.

Komento: