Komisioni po i verifikon mandatet, deputetët dalin në pauzë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Komisioni po i verifikon mandatet, deputetët dalin në pauzë

15:52 | 26 Dhjetor 2019

Deputetët në pauzë, Komisioni po i verifikon mandatet.

Komisioni për verifikim të mandateve i krijuar në Kuvend të Kosovës ka filluar punën, derisa, pjesa tjetër e deputetëve kanë shkuar në pauzë 15 minutëshe, raporton Gazeta Express.

Mbledhja konstituive e legjislaturës po udhëhiqet nga deputeti më i vjetër, Jahja Kokaj i ndihmuar nga deputetja më e re e zgjedhur, deputetja e VV-së, Fjolla Ujkani.

Në Kuvend të Kosovës fillimisht është miratuar pika e parë e rendit të ditës. Me 111 vota për dhe asnjë kundër janë emërtuar anëtarët e komisionit për verifikim të mandateve,

Komisioni i përkohshëm e shqyrton dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve, ia paraqet Kuvendit raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve të Kuvendit dhe e verifikon kuorumin në mbledhjen konstituive të legjislaturës së Kuvendit.

Pas verifikimit të mandateve, deputetët betohen, derisa deklaratën e betimit e lexon kryesuesi i mbledhjes.

Pikë e fundit e rendit të ditës është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve, që e përbëjnë kryesinë e Kuvendit.

Kujtojmë se partitë e para të dala nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, Vetëvendosja dhe LDK-ja në këtë seanca shkojnë pa marrëveshje për koalicion.

Komento: