Komisioni parlamentar e ka votuar projektligjin për dialogun.
Me gjashtë vota për dhe tre kundër është miratuar Projektligji për Dialogun në Komisionin për Punë të Jashtme.
Projektligji tani dërgohet për shqyrtim në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Me kërkesë të deputetëve të pozitës është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Komisionit për Punë të Jashtme, në të cilën opozita ka akuzuar pozitën se pa pyetur ka tentuar të mbajë këtë takim.
Kryetarja e këtij Komisioni, Vjosa Osmani, ka thënë se pozita ka tentuar të mbledh nënshkrime pa pyetur opozitën dhe se kanë menduar të mbajnë mbledhjen pa praninë e deputetëve të LDK-së e VV-së, raporton KTV.
Deputeti i PSD-së, Dukagjin Gorani ka mohuar këto akuza, duke thënë se deputetët kanë qenë të njoftuar për përmbajtjen dhe qëllimin e mbledhjes.
“E rëndësishme është që ky ligj t’u shkojë sa më shpejtë deputetëve”, ka thënë Gorani derisa deputetja Osmani ka thënë se projektligji nuk pengon asnjë nga temat që i ka hapur presidenti Hashim Thaçi për dialogun me Serbinë.
Deputetja tjetër e LDK-së, Doruntinë Maloku ka thënë se Komisioni po trajton një projektligj antikushtetues