Komisionin ekzekutiv për luftimin dhe reagimin ndaj Covid-19 themelohet nga Qeveria e Kosovës

16:10 | 22 Qershor 2020

Qeveria themelon komisionin ekzekutiv për luftimin dhe reagimin ndaj Covid-19.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për themelimin e komisionit ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj Coronavirusit.

Kryeministri Avdullah Hoti propozoi që të themelohet ky komision, i cili do të jetë këshillues ndaj Qeverisë dhe do të përbëhet nga profesionit shëndetësorë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj propozoi që këtij komiteti t’i shtohen edhe përfaqësues nga pacientët.

Komento: