Komiteti teknik: KEK-u të sigurojë energjinë e nevojshme për evitimin e reduktimeve

00:02 | 18 August 2022

Komiteti teknik emergjent, në takimin e dytë brenda ditës pas themelimit të tij sot nga ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka rekomanduar KEK-un që të sigurojë energjinë e nevojshme për të evituar reduktimet për konsumatorët dhe devijimet në rrjetin energjetik.

Në një komunikatë për media thuhet se kjo masë rekomandohet me qëllim të tejkalimit të situatës me furnizim të energjisë elektrike që do të zgjasë deri më 25 gusht 2022.

Ministria e Ekonomisë inkurajon të gjithë qytetarët të kursejnë energjinë, veçanërisht këto ditë derisa blloku i dytë i Termocentralit “Kosova B” të hyjë në funksion pas remontit përgatitor për sezonin e dimrit.

Ndryshe, Komiteti teknik emergjent ka për qëllim hartimin e rekomandimeve për minimizimin e pasojave nga kriza energjetike. Ai përbëhet nga përfaqësues të të gjithë institucioneve relevante të energjisë.

Komento: