Kompani të naftës ndalohen nga dogana në kufi

22:04 | 12 June 2021

Disa kompani importuese të naftës ndalohen nga dogana në kufi.

Sot të gjitha pikat doganor(terminalet doganore), Prizren, Ferizaj dhe Prishtinë, janë ndaluar disa kompani importuese të naftës nga Dogana.

Indeksonline mëson se ato kanë pasur problem me certifikatën e “Komformitetit”.

Lajmin për ndalimin e disa kompanive importuese për Indeksonline e konfirmoi edhe Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

“Po janë ndal disa për verifikim të dokumenteve. Ende nuk kemi rezultate prandaj nuk mund të konkludojmë se ka mospërputhje me konformitetin e kërkuar”, u shprehë Stavileci.

Në lidhje me këtë, Indeksonline kontaktoi edhe Fadil Berjanin, kryetarin e Shoqatës së Naftarëve të Kosovës.

“Unë nuk kam informata lidhur me këtë problem po duhet të respektohen ligjet dhe udhëzimet ne fuqi”, u shprehë Berjani.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline do të vazhdoj të ju mbaj të informuar.

Komento: