Kompanitë amerikane kanë ikur nga Kosova

10:16 | 26 Maj 2024
kompanite-amerikane-kane-ikur-nga-kosova


Ai më tutje tregon se edhe kur investitorët amerikanë kanë ardhur për të investuar në vendin tonë kanë hasur në barriera të shumta, e ku pas një kohe ata është dashur të ikin nga Kosova, duke shkuar në shtete të rajonit.

“Kompanitë amerikane sidomos në bashkëpunim me partnerët shqiptarë kanë shprehur edhe interesim për investim në miniera, ka pasur interesim për investim në hidrocentrale në Dukagjin, në Klinë me kapacitet 300 megavat. Në këtë rast është blerë toka, por nuk është lejuar ai investim. Pra ka pengesa burokratike, për shembull ankesa që i kemi pasur ne në zyrën tonë, kanë qenë pengesa të lloj-llojshme si mos zbatimi i ligjit, mos kthimi i përgjigjeve me kohë, mos dhënia e informatave të sakta, mos koordinimi i bizneseve, siç dini kompanitë e mëdha nuk ka kohë të merren shumë me pritjen e përgjigjeve” ka thënë Deduashaj për Front Online.

Më tutje Dedushaj tregon se në Komunën e Lipjanit ka një rast kur një biznesmen shqiptar nga Amerika ka ardhur për të investuar aty, por atij iu është ndërprerë investimi dhe tash rasti është në Gjykatë.

Sipas tij, ka shumë pengesa që kompanitë amerikane mos të vijnë në Kosovë dhe kjo e ka dëmtuar Kosovën. “Ka kompani që kanë qenë në Kosovë dhe kanë ikur nga Kosova sikur ky me hidrocentral dhe ka ikur investimi në Pensilavni, ku kanë synuar të punësohen 2 mijë veta, por ka edhe investime tjera që kanë ikur në Serbi, Mal të Zi e vende tjera”.

Komento: