Pak shkolla zbatojnë vendimin e MASHT-it.
Në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, të shtunën është mbajtur mësim. Në këtë shkollë, mësimdhënësit kanë respektuar vendimin e MASHT-it për të kompensuar orët e humbura gjatë grevës së janarit.
Edhe në Rahovec e Mitrovicë, disa shkolla kanë mbajtur mësim. Megjithatë, shumica e shkollave në vend nuk kanë respektuar vendimin.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, ka konfirmuar se asnjë shkollë nuk ka mbajtur mësim.
Edhe në Komunën e Pejës, përkundër urdhëresës së Drejtorisë së Arsimit, nuk është mbajtur mësim në asnjë shkollë.
Por, Sindikata e Bashkuar e Arsimit nuk lëkundet në vendimin e saj për moskompensim të këtyre orëve.
kësaj, kjo sindikatë të hënën do të dorëzojë padi në gjykatë, nga e cila do të kërkojë të shqyrtohet ligjshmëria e vendimit të MASHT’it, raporton KTV.
Prindërit thonë se nuk është në rregull që fëmijët t’i bartin pasojat e të tjerëve.
Mësimdhënësit kishin hyrë në grevë tri javore, me kërkesën e vetme, ngritjen e koeficientit.