Kompensimi i orëve të humbura, të hënë merret vendimi përfundimtar

22:26 | 12 Prill 2019

Të hënën vendimi për kompensimin e orëve.

Kompensimin e orëve të humbura nga greva e janarit Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës e ka kushtëzuar me rritje të koeficientit të mësimdhënësve nga klasa e parë deri në të pestën.

Por, të hënën do të merret vendimi final sa i përket kësaj çështje.

Kështu thotë Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi.

“Vendimi final do të jetë të hënën, do ta kemi këtë takim ku do të jenë të ftuar të gjithë drejtorët e DKA’ve, e kemi thirrur këshillin e prindërve, do ta ftojmë dhe SBASHK’un të jetë pjesë e takimit. Do të jetë, ta themi, një qasje e re dhe një përfundim i qasjes së kompensimit të orëve dhe kjo do të jetë finale dhe do të iu mbetet DKA’ve që të zbatojnë udhëzimin adminsitrativ”, ka thënë Bytyqi për RTV21.

Komento: