Kompletohen çiftet gjymsëfinaliste: Kroacia – Argjentina, Maroku – Franca

23:02 | 10 December 2022

Tashmë janë mësuar katër kombëtaret që kanë prekur gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Kroacia, Argjentina, Maroku dhe Franca janë katër kombëtaret e mbetura në Botëror.

Kroacia mposhti Brazilin, 4:2 në penallti (pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 1:1) dhe siguroi biletën për në fazën tjetër.

Argjentina në anën tjetër arritën të sigurojnë gjysmëfinalen, pas penalltive.

Koha e rregullt u mbyll 2:2, më pas në vazhdime nuk ndryshoi rezultati dhe ndeshja vazhdoi me penallti.

Më të saktë ishin argjentinasit, duke fituar 4:3.

Çifti i parë gjysmëfinalist është Kroacia – Argjentina, që zhvillohet më 13 dhjetor (e martë) nga ora 20:00.

Maroku vazhdoi të befasojë, duke mposhtur 1:0 Portugalinë.

Ata shuan ëndrrën e portugezëve më në krye yllin e tyre, Cristiano Ronaldon.

Kurse, takimi i fundit çerekfinalist në mes Anglisë dhe Francës, përfundoi në favor të ‘Gjelave’.

Kampioni në fuqi triumfoi 2:1 ndaj ‘Tre Luanëve’ dhe siguruan biletën për në gjysmëfinale.

Ndeshja në mes Marokut dhe Francës zhvillohet më 14 dhjetor (e mërkurë) nga ora 20:00.

Komento: