
Komuna e Deçanit sot ka mbajtur mbledhje komemorative për vdekjen e drejtorit të Bujqësisë, Rifat Stojkaj.
Në postimin e komunës së Deçanit, thuhet se, Stojkaj do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, korrektësinë dhe respektin që kishte për secilin, dhe se, ikja e tij është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë ata që patën fatin ta njohin e të bashkëpunojnë me të.
Postimi:
Sot, në praninë e shumë qytetarëve, kolegëve, përfaqësuesve institucionalë, miqve dhe familjarëve, u mbajt mbledhje komemorative për t’i dhënë lamtumirën e fundit kolegut dhe mikut tonë, Rifat Stojkaj.
Rifati do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, korrektësinë dhe respektin që kishte për secilin. Ikja e tij është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë ata që patën fatin ta njohin e të bashkëpunojnë me të.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Stojkaj, miqve dhe të gjithë atyre që ndajnë dhimbjen për ndarjen e tij nga jeta.
Do të të kujtojmë gjithmonë, Rifat!
Me respekt,
Bashkim Ramosaj