
Në ditën e parë të punës për këtë vit, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka marrë dy vendime me rëndësi të veçantë për qytetarët, duke i kthyer premtimet në veprime konkrete.
Sipas Ramosajt, vendimet përfshijnë:
Subvencion prej 500 euro për çdo person që përballet me sëmundje malinje, si mbështetje morale dhe financiare në periudha të vështira;
Subvencion prej 300 euro për çdo nënë lehonë, për secilën lindje, si shenjë përkrahjeje dhe respekti për kontributin e tyre në familje dhe shoqëri.
Kryetari Ramosaj theksoi se këto vendime janë dëshmi e përkushtimit të komunës ndaj politikave sociale dhe e mbajtjes së fjalës së dhënë ndaj qytetarëve gjatë këtij mandati të ri. /Telegrafi/