Komuna e Drenasit do të shpenzojë rreth 30 mijë euro për hamburgerë dhe lëngje

13:52 | 12 November 2024

Komuna e Drenasit që udhëhiqet nga kryetari Ramiz Lladrovci do të shpenzojë afër 30 mijë euro për furnizim me hamburgerë dhe lëngje.

Kjo Komunë hamburgerët dhe lëngjet do t’i blejë për nevoja të shkollave për gara sportive dhe aktivitete tjera me karakter edukativo arsimor dhe për aktivitetet e DKR-së, raporton Gazeta10.

Kontrata është paraparë të jetë 3 vjeçare.

Zyra e prokurimit e Komunës së Dreansit ka kryer të gjitha procedurat e prokurimit për blerjen e këtyre hamburgerëve dhe lëngjeve.

Kjo komunë ka përzgjedh Operatorin Ekonomik nga Drenasi për furnizim me këta artikuj dhe vlera e saktë e kontratës është 29 700 euro

Në këtë tenderë ka aplikuar vetëm kompania fituese.

Komento: