Komuna e Drenasit merr vendim të rëndësishëm për nënat lehona

13:22 | 08 Shtator 2026

Komuna e Drenasit ka njoftuar se nënat lehona mund të aplikojnë për subvencion prej 100 eurosh për secilën lindje, brenda një viti nga data e lindjes së fëmijës.

Për aplikim kërkohen dokumentet e identifikimit të të dy prindërve, ekstrakti i të porsalindurit, dokumentet nga institucioni shëndetësor, certifikata e bashkësisë familjare dhe konfirmimi i regjistrimit si përfituese në SIMFK përmes e-Kosova.

Komuna ka bërë të ditur se aplikimet me dokumentacion të pakompletuar do të refuzohen, ndërsa formulari plotësohet në sportelet nr. 9 dhe 10.

Komento: